Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thuhet se ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë tek Pallati i Kongreseve në Tiranë.
A2 CNN raporton se ata kanë marrë vesh këtë nëpërmjet burimeve të tyre.
“Burime për A2 CNN bëjnë të dituar se kreu i qeverisë ka kërkuar nga të zgjedhurit vendorë identifikimin e emigrantëve se në cilat shtete janë vendosur, sie dhe vendosja e një koordinatori në çdo bashki që të merret specifikisht me këtë çështje”.
“Gjithashtu A2 mëson se në mbledhjen e kryeministrit me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët e majtë është kërkuar fushatë për regjistrimin e emigrantëve si dhe për t’u shpjeguar të gjitha çështjet që lidhen me votën e tyre, ndër to edhe që duhet të paguhet posta”, thuhet në artikullin e A2CNN.