×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama mbërrin në Gjermani për ndeshjen Shqipëri – Itali: Do të isha mirë me një barazim

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar në Gjermani për të përcjell ndeshjen e Shqipëri – Itali, e cila zhvillohet sonte në pora 21:00 në Dortmund.

    Para ndeshjes, ai ka dhënë edhe një intervistë për median italiane “Tuttosport”, ku ka treguar dëshirën e madhe të tij për ndeshjen e sotme.

    Rama, i cili është një tifoz i Italisë, ka thënë se është hera e parë në jetën e tij që shpreson që Italia të mos fitojë.

    Ai ka vlerësuar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

    “Do të jetë hera e parë (dhe shpresoj e fundit) në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Evropian. Por në çdo rast do të isha mirë me një barazim, i cili, për kuqezinjtë tanë, do të ishte si një fitore. E di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spallettit, por, për fat të keq, nuk mund të uroj asgjë më shumë se një barazim për Italinë”, ka thënë Rama.

    Ai ka treguar se nga çka duhet të kenë sonte frikë italianët.

    “Duhet t’i frikësohemi epërsisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë, frymës së “hakmarrjes” së djemve të Sylvinhos dhe faktit që skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur. Mund të përfundojë në çfarëdo mënyre”, është shprehur Rama.

    Ndërsa në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka treguar se tashmë ka arritur në Gjermani.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme20 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në...
    Lajme20 Qershor 2024
    Prifti arbëresh Antonio Bellusci ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Për të e për kontributin e tij në çështje kombëtare ka shkruar në...
    Lajme20 Qershor 2024
    20 qershori ështl Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve. Në shënim të kësaj dite, Qendra Presidenciale Clinton ka publikuar disa fotografi nga vizita që...
    Të tjera
    Lajme20 Qershor 2024
    Deputeti i VV-së, Vendenis Lahu, është takuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për të folur rreth dinamikës së punëve në magjistralen...
    Sport20 Qershor 2024
    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Italisë që po zhvillohet në rrethin e dytë të fazës...
    Lajme20 Qershor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dyshon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të bëjë tjetër aneks marrëveshje në takimet me presidentin e...
    Lajme20 Qershor 2024
    Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës e Prishtinës, deri më tani katër persona janë arrestuar...
    Bota/Rajoni20 Qershor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi. Në një intervistë , ai tha së është proces divorci me Kryemadhin. “Znj....
    Lajme20 Qershor 2024
    Sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet, njofton policia....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.