×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Komisioni i Antikorrupsionit do të vijojë punën, rol kyç për integrimin në BE

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot se Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit do të vijojë punën e tij edhe në legjislaturën e ardhshme, duke e cilësuar atë si një element kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe konsolidimit të arritjeve në këtë proces.

    “Gjithçka është ende e kthyeshme, është ende e brishtë dhe për këtë arsye na duhet Bashkimi Evropian. Me çdo kusht dhe me çdo çmim, ne duhet të hyjmë në atë derë që është hapur sot si një mundësi jo vetëm reale, por aktuale”, deklaroi Kryeministri.

    Sipas tij, Shqipëria ka një mundësi konkrete për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027, por për këtë është e nevojshme të ecet me shpejtësi dhe përqendrim të plotë. “Historia e zgjerimit tregon që ajo derë hapet dhe ajo derë mbyllet,” paralajmëroi Rama.

    Rama nënvizoi se puna e Komisionit të Posaçëm do të luajë një rol kyç në përmbushjen e reformave të domosdoshme. “Ky Komision është thelbësor për të mundësuar jo vetëm hyrjen në BE, por edhe qëndrimin aty si një vend me një proces të konsoliduar të garancive të lirisë individuale dhe të barazisë përpara ligjit,” tha ai.

    Ai theksoi se vetëm përmes sistemit të sundimit të ligjit dhe integrimit në BE mund të arrihet garantimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë. “Nuk ka liri individuale dhe barazi para ligjit askund tjetër përveç se brenda BE-së,” deklaroi Rama.

    Në vijim, Kryeministri foli edhe për reformat në prokurimet publike, duke përmendur përpjekjet për të implementuar një sistem të bazuar në inteligjencën artificiale. “Ne po punojmë për të krijuar një model revolucionar të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, në bashkëpunim me Microsoft-in dhe grupin e Mira Muratit,” bëri të ditur ai.

    Sipas Ramës, ky sistem do të eliminojë në masë të madhe ndërhyrjen njerëzore në proceset e prokurimit, duke minimizuar mundësitë për korrupsion. “Besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një model ku 95% e procesit të prokurimeve publike do të kryhet pa ndërhyrjen e njeriut, duke e çuar korrupsionin në këtë sektor drejt zeros,” tha ai.

    Rama kujtoi se krijimi i Komisionit të Posaçëm ishte një përgjigje ndaj sfidave të mëdha që paraqet procesi i negociatave me BE-në. “Nuk negocion qeveria e Shqipërisë me BE, por gjithë shteti shqiptar,” tha ai.

    Sipas tij, Parlamenti është institucioni më i përshtatshëm për të mbajtur këtë rol koordinues. “Askund tjetër përveç Parlamentit të Shqipërisë nuk mund të gjendet ajo hapësirë ndërveprimi kombëtar në funksion të arritjes së rezultatit të shumëpritur për kombin tonë,” përfundoi Rama.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Të paktën 98 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë lënduar pasi çatia e një klubi nate u shemb...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Të tjera
    Vip08 Prill 2025
    Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP...
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Lajme08 Prill 2025
    Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe...
    Lajme08 Prill 2025
    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e banorit të humbur A.LL., 27-vjeçar. Operacionin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.