Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkoi votën e emigrantëve shqiptarë gjatë takimit në Salanik me synimin për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Kjo është një ditë shumë e veccantë për mua edhe për një arsye tjetër se ju sot këtu nuk jeni vetëm bashkëatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri, që kush ka mundur e ka marrë rrugën dhe e ka ushtruar për të ardhur deri atje. Sot jeni votues që për herë të parë do të merrni të pjesë në zgjedhjet politike në Shqipëri, duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini më është dashur të përpiqem shumë gjatë bashkë me të gjithë shokët, partinë tonë, për ta bërë realitet edhe këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër sepse pa marrë edhe votat e domosdoshme të palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur, por tanimë mund t’ua them me plotë gojën se pranverën e ardhshme kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE”, tha ai.