×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e nderon Natasha Kandiq me “Çelësin e Qytetit”

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është nderuar të dielën me çmimin “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës, nga kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama.

    Rama tha në një postim në Facebook se ia ndau këtë çmim Kandiqit si një shenjë mirënjohjeje për “jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit”.

    Ai tha se Kandiq është një nga ato zëra të rrallë që “nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë”.

    “Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe. Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa të vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Nataša Kandić është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.

    Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.

    Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.

    Sot, pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.

    Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa e vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon.

    Në një ditë që për ne është shumë më tepër se një datë në kalendar, Prishtina i thotë: faleminderit!

    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2025
    Administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online, Liridon Masurica nga Gjilani, i njohur edhe si “@blackdb”, është ekstraduar nga Kosova...
    Lajme13 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin...
    Lajme13 Maj 2025
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antoninin. “Sot, Komandanti i misionit KFOR...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2025
    Arbnor Sadiku, njohës i çështjeve politike, ka deklaruar për “Front Online” se takimi mes Kurtit dhe QUINT nuk do të ketë ndikim...
    Lajme13 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Poznanit të Polonisë për të marrë pjesë në edicionin e...
    Lajme13 Maj 2025
    Analisti Ilir Deda, referuar mos-konstituimit të Kuvendit, propozon që zgjedhja e Kryetarit/es të Kuvendit të bëhet në garë me shumë kandidatë “ku...
    Lajme13 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple po planifikon një “iPhone kryesisht prej xhami, të lakuar” për vitin 2027. Përveç ndryshimit të iPhone,...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Deri në orën 18:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5137 kuti votimi nga 5225 (98.22%) që janë në të gjithë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.