×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama drejt Luksemburgut: E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk është më aspiratë

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, teksa është rrugës drejt Luksemburgut për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave Shqipëri-Bashkimi Evropian, ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, në rubrikën “Çkemi ndo1 të re”, nga ku nuk munguan dhe ironitë ndaj opozitës.

    Rama cilësoi fillimisht se opozita (që e quan kënetë), u shpreh se Shqipëria nuk do mund të hapë më grupkapituj të tjerë, por se sot kreu i qeverisë shqiptare po ecen drejt “stacionit të radhës”, që thekson synimin e Partisë Socialiste për anëtarësimin e vendit tonë në unionin evropian.

    Rama u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është më një aspiratë, por një e vërtetë që ka nevojë për bashkimin e të gjithëve si komb.

    “Po si thanë kuat-kuat-kuat të kënetës? Nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë… e bllokoi BE-ja narkoshtetin, se vetë bufi shkoi në Evropë me Dulën, e as darkë nuk i dhanë narko-kryeministrit. E pra, ja ku jam, rrugës nga Brukseli drejt Luksemburgut, ku sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave me Bashkimin Evropian. Si një tjetër dëshmi kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur, majës së Shqipërisë 2030, si zonjë në sallonin kryesor të Bashkimit Evropian. Ky sot është një tjetër stacion, që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave  të anëtarësimit, brenda vitit 2027. Ky është një objektiv shumë ambicioz, e plotësisht i arritshëm, vetëm nëse ne qendrojmë bashkë pa humbur asnjë minutë, lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik. E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk është më një aspiratë. Është një proces që po ecen përpara drejt portës së hapur për ne, si asnjëherë më parë. Ky është momenti ynë. Zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë, me Evropën, e të Evropës me Shqipërinë”, tha Rama, shkruan Tv Klan.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra,...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda janë bërë objektiva legjitime për sulme bërthamore nga Rusia, pas anëtarësimit të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Uashingtoni është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje për mineralet me Ukrainën. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda janë bërë objektiva legjitime për sulme bërthamore nga Rusia, pas anëtarësimit të...
    Lajme30 Prill 2025
    Teksa kryetari i Prishtinës Përprim Rama është i ftuar në “Pressing” të T7, atij i ka reaguar ministri në detyrë i Financave,...
    Sport30 Prill 2025
    Trepça është kualifikuar në finalen e madhe të ‘Play-off-it’, pasi mundi Sigal Prishtinën, me rezultat 84-80, të mërkurën në kryeqytet, në ndeshjen...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Albin Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”. Rama...
    Lajme30 Prill 2025
    Në Forumin Global të Sigurisë që po mbahet në Katar, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, diplomatëve e ekspertëve të sigurisë, ish-ministri i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Uashingtoni është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje për mineralet me Ukrainën. Në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.