×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama drejt Bavarisë, pritet nga Söder

    FrontOnline
    14 Korrik 2025

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder.

    “Një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkroi Rama në Facebook, ku publikoi edhe pamje nga takimi, por pa dhënë më shumë detaje.

    Paradite, Rama thirri në mbledhje ekipin që po mbikëqyr dhe analizon punët e Bashkisë së Tiranës, por publikisht vëmendjen e çoi në Theth. Ai e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike. Ndryshe nga pretendimi i banorëve, ai shprehet se bëhet fjalë për ndërtime pa leje të ngritura për qëllime fitimi, nga persona që nuk janë nga Thethi.

    Shefi i qeverisë ia bëri të qartë priftit të zonës që të mos ndërhyjë për të ulur shtetin në dialog me banorët, me pretendimin që objektet e prishura nuk janë trashëgimi e të parëve, por të ngritura gjatë fushatës zgjedhore, shkruan A2.

    Rama zbuloi që nuk i kishte dalë ende inati me pronarin faktik të ndërtimit në qendër të fshatit, ndaj të cilit po pret hetimet e policisë.

    Jo vetëm kontrollin e territorit, por qeveria pritet të ndërmarrë reforma për ujin e pijshëm dhe trajtimin e plehrave.

    Në takimin me dyer të mbyllura, Rama ka kërkuar rifreskimin e administratës së bashkive qendër qarku.

    Nga ky rregull përjashtim do të bëjë Tirana, e cila procesin e metamorfozës do ta kryejë me ritme të tjera, duke mbajtur në konsideratë specifikën e kryetarit të arrestuar.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë...
    Lajme13 Gusht 2025
    LDK në Prizren do të ketë 44 kandidatë për asamble komunale. Listën e plotë e publikoi Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, ndërsa aktualisht nëntë prej tyre mbeten aktive, sipas...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet  12 tetorit....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.