×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

    FrontOnline
    11 Korrik 2025

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

    “Objektivi është tejet ambicioz. Ne i kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur, për të arritur deri në fund të vitit 2027 për të mbyllur procesin. Të gjitha gjasat janë që në vjeshtë do t’i hapim të tërë kapitujt, që është rekord në historinë e procesit të integrimit. Por një gjë është t’i hapësh, një gjë tjetër t’i mbyllësh, pasi duhet të kesh përmbushur detyrimet”, tha Rama në një takim me kryetarët e bashkive, shkruan A2CNN.

    “Anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Kemi kaluar nga faza kur dëshironim të afroheshim me BE në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi edukuar mirë, për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, shtoi Rama.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje si Ministër, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryeparlamentar, shkruan Reporteri.net. Aliu...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Takimi u mbajt në...
    Ekonomi27 Gusht 2025
    Gjatë muajit korrik, importet e Kosovës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë nga...
    Të tjera
    Sport27 Gusht 2025
    Kosova u bë dje më në fund me kryeparlamentar pas pritjes disamuajshe. Ky post i privilegjuar do t’i takojë deputetit të Vetëvendosjes,...
    Kronika27 Gusht 2025
    Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një sasi municioni, në afërsi të kufirit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës,...
    Kronika27 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për një person që e ka goditur një autobus në kryeqytet të martën. Në raportin...
    Lajme27 Gusht 2025
    Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë të martën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa...
    Lajme27 Gusht 2025
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë për 56 kandidatët që kanë kaluar me sukses testin e...
    Kronika27 Gusht 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 14:25 në Mitrovicë të Veriut. Policia tha se vdekjen e tij e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.