×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për furnizimin me energji

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë takime në Fier ku ka diskutuar lidhur me arritjet dhe planet për energjinë elektrike. Ai tha se prodhimi i brendshëm i energjisë në Shqipëri është dyfishuar.

    Rama shtoi se me fillimin e disa projekteve dhe zhvillimin e inovacionit, Shqipëria jo vetëm do të ketë energji të mjeftueshme por do të kthehet edhe një vend eksportues të energjisë.

    ipas tij brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht dhe totalisht i pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm.

    “Edhe sikur të kishim situatën e sektorit të energjisë ashtu siç ishte përpara këtij transformimi janë fakte kuptimplota dhe fakte që na bëjnë mjaft optimist për të nesërmen e sektorit dhe nëse e nesërmja e këtij sektori është optimiste, atëherë gjithë zhvillimi dhe e nesërmja e vendit është optimiste. Fakti që sot ne flasim për prodhim të brendshëm të thuajse dyfishuar është domethënës.

    Kur mendon që ne nisëm këtë përpjekje me bazën prodhuese të kohës së komunizmit minus hidrocentralet që çuditshëm u hoqën nga stoku i aseteve të shtetit dhe iu dhanë privatit me një argumentim që në vetvete është vepër penale e pastër.

    Sot ne kemi thuajse dyfishin në raport me nga u nisëm të prodhimit. Kjo nuk është vetëm rritja e prodhimit, është edhe diversifikimi i bazës që ishte vëtëm hidro, gjë që ka ka vulnerabilitetin e kuptueshëm edhe pa e futur ndryshimin e klimës, ndërkohë që më ketë bëhet e paparashikueshme se si do të jetë e ardhmja e hidros.

    Kështu që diversifikimi me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin edhe të disa projekteve të erës, me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri për sistemin e pompimit të ujit, kemi arsye të mendojmë se pavarësia e plotë energjitike e Shqipërisë është afër dhe transformimi nga një vend me hall të madh energjinë, në një vend eksportues neto të energjisë elektrike është afër.

    Dy zhvillime historike që nëse gjërat shkojnë sipas planeve tona, bazuar në kërkesat që kemi aktualisht në administrim nga investitorët, dhe bazuar në atë që kemi planifikuar, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht dhe totalisht i pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm.

    Pra do ta vendosë vetë fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport neto, që do të thotë se nuk është vetëm prodhimi por edhe transmetimi, që ka njohur progres të rëndësishëm, ashtu sikundër edhe shtrirja e gjithë rrjetit të transmetimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet, ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë.

    Nga pikëpamja e humbjeve jemi në paramentra normalë të një vendi evropian, ndërkohë që ishim fenomen ekstra evropian. Për të gjetur të ngjashmit tanë, duhet të shkonim në vende shumë larg nga Evropa ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për ta vjedhur pse marrë në mënyrë të paligjshme. Ose për ta marrë ligjërisht dhe për të mos e paguar fare”,-tha Rama.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Gjatë votimit të qytetarëve brenda Shqipërisë, 733.149 vota ka siguruar PS, kurse PD 481.548 duke dalë forcë e dytë. Koalicioni Shqipëria Bëhet...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë në Tiranë udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Shkuarja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë ndodhi në një kohë kur nuk duhej të kishte ndodhur. Kështu tha raportuesi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se Partia Socialiste ka...
    Lajme14 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur për takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për datën 15 maj,...
    Lajme14 Maj 2025
    Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, u prit me protestë nga ish- pjesëtarët e...
    Lajme14 Maj 2025
    Të gjithë liderët politikë të Kosovës janë ftuar dhe pritet të marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani,...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërëtë ditur se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda...
    Lajme14 Maj 2025
    Presidenti i Këshillit  Evropian, Antonio Costa, sot ( 14 maj)  do të vizitoj  Kosovën në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor. Në agjendën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.