×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: BE na ndan nga hijet e së shkuarës! Berge: Shqipëria bëhet anëtare në 2030

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e reformave”, ku theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një domosdoshmëri historike.

    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi që Shqipëria duhet të përfitojë nga mundësia aktuale për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027.

    Për ne shqiptarët, anëtarësia në BE do të thotë liri nga hija e historisë sonë dhe siguri që liria jonë individuale dhe barazia para ligjit nuk do të varen nga kush qeveris në Tiranë”, tha ai. Rama nënvizoi se reformat antikorrupsion dhe përmirësimi i qeverisjes janë prioritet kyç në këtë proces.

    Kryeministri u shpreh se Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë mundësi historike: “Dera që është hapur duhet shfrytëzuar sa pa u mbyllur. Ne e dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, por familja e vetme ku mund të kemi një të ardhme të sigurt.”

    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Bjorn Berge, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe u shpreh optimist për anëtarësinë në BE deri në vitin 2030.

    Ne e dimë që kjo e ardhme ndodhi falë punës së madhe dhe guximshme që keni bërë ju. Shqipëria ka shënuar progres në drejtësi, antikorrupsion dhe qeverisje të mirë,” deklaroi ai.

    Sipas Berge, reformat në drejtësi dhe puna e institucioneve të specializuara, si SPAK, janë tregues të angazhimit të Shqipërisë. Megjithatë, ai theksoi se vendi ende përballlet me sfida, si procedurat e gjata gjyqësore dhe mungesa e një strukture për rikuperimin e aseteve të krimit.

    Sistemi gjyqësor vijon të ketë sfida strukturore. Procedurat gjyqësore mbeten të gjata dhe ende nuk është ngritur një zyrë e posaçme për konfiskimin e pasurive të paligjshme,” tha Berge.

    Ai gjithashtu vuri në dukje sfidat e organizatave të shoqërisë civile dhe theksoi se polarizimi politik përfaqëson një pengesë për konsensusin kombëtar.

    “Demokracia nuk është destinacion, por një proces që kërkon përkushtim të vazhdueshëm,” theksoi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Të paktën 98 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë lënduar pasi çatia e një klubi nate u shemb...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Lajme08 Prill 2025
    Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe...
    Lajme08 Prill 2025
    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e banorit të humbur A.LL., 27-vjeçar. Operacionin e...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar përfundimin e mandatit të misionit të UNMIK-ut gjatë fjalimit...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, tha se për dallim nga e kaluara, kësaj radhe nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.