Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq ka përmendur proceset dhe projektet e implementuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në periudhën e kaluar, kur bëhet fjalë për kthimin e personave të zhvendosur dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve jo-shumicë.
“Ne do të vazhdojmë të gjitha projektet dhe proceset që u implementuan me sukses, ndërsa ministri Dalibor Jevtiq ishte kreu i këtij institucioni, sepse pozicioni i komuniteteve jo-shumicë dhe një numri më i madh i të kthyerve në Kosovë në këtë vit dhe në vitet e ardhshme është me rëndësi jetike për ne. Fakti që kemi ndihmuar shumë familje përmes Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, dua të theksoj se gjithçka që do të bëjmë në të ardhmen do të vazhdojë të jetë ekskluzivisht në interesin e njerëzve”, tha ai.
Rakiq tha se ai gjithmonë do të përpiqet që familjet e kthyera dhe familjet që jetojnë në kushte të vështira të marrin ndihmë, u tha në njoftim.
“Unë e di që nuk do të jetë e lehtë, nuk ka qenë kurrë në periudhën e mëparshme, por unë dua t’u them të gjithë atyre që duan të kthehen se Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit do ta kenë gjithmonë partner të sinqertë në realizimin e planeve të tyre”, tha Rakiq.