Në takimin e sotëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe Komandantit të sapoemëruar të KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, theksi u vu në situatën e sigurisë.
Ministri Rakiq mirëpriti dhe i uroi shumë suksese Komandantit të KFOR-it në marrjen e një detyre me shumë përgjegjësi, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë në drejtim të krijimit të sigurisë dhe stabilitetit në këto hapësira.
Rakiq gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me sulmet e shpeshta ndaj popullsisë dhe pronës serbe, dhe kërkoi nga anëtarët e KFOR-it dhe të gjitha institucionet përkatëse të punojnë në mënyrë më efikase në ndaljen e sulmeve të tilla.