Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë të enjten në një bisedë video me zyrtarin e Departamentit të Shtetit të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, se pret që partitë në Prishtinë të respektojnë rezultatin zgjedhor të Listës Serbe , sepse sipas tij “ky është respekt për popullin serb”.
Në një njoftim për media të Listës Serbe, theksohet se përfaqësuesit e saj, Rakiq, Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiq, biseduan në takim virtual me Palmer dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Rakiq shtoi se është me interes jetësor për popullin serb të vazhdojë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura.