Kreu i Listës Serbe, Goran Rakić, duke reaguar ndaj hyrjes së anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Veriut, deklaroi se veprimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, ishte provokim i turpshëm dhe i papranueshëm.
Rakic tha se, megjithëse fushata zyrtare nuk ka filluar ende, “sot ata donin të shkaktonin incidente dhe trazira dhe të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb dhe duke sjellë dhjetëra njerëz të armatosur në Veri”, raporton Kosovo Online.
“Fakti që ata ishin të shoqëruar nga njerëz me simbole të UÇK-së tregon një qëllim të maskuar për të provokuar një reagim nga serbët, të cilët në tubim, me anë të fishkëllima, shënjëzuan qartë për t’u larguar nga veriu. Falënderoj qytetarët e Mitrovicës së Veriut që u përmbajtën, por ata gjithashtu treguan se hapësira e kujt është kjo dhe kujt i përket, se provokatorët nuk kanë vend këtu”, tha Rakic.
Një grumbull serbësh, me anë të fishkëllimave dhe brohoritjeve nacionaliste, larguan nga Veriu kreun e partisë opozitare, Albin Kurti, si dhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Në Veri ndodhi një ngjarje tjetër e pazakontë përgjatë të shtunës. Përgjatë homazheve të bëra në Leposaviq, për 104-vjetorin e rënies së serbëve në kryengritjen e Toplicës, u panë persona me uniformë ushtarake serbe që po mbikëqyrnin zonën.