Më 29 janar, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur se 3 pacientë kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri anglez të COVID-19.Kjo u bë e ditur pasi 30 mostra të infektuara me koronavirus u dërguan për hulumtim në Berlin më 18 janar.
Ndërsa mikrobiologu Lul Raka, në emisionin “Gjesi” në T7 ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID-19 ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga 5 janari.
Ai ka thënë se mund të ketë më shumë se 3 raste të infektuara me këtë variant në vend.
“Zyrtarisht i kemi rastet e para të infektuara në Kosovë. Këto mostra të cilat kanë dalur pozitive kanë qenë pozitive me 5 janar. Infektimi i këtyre personave ka ndodhur në fillim të vitit. Shqetësim ka në gjithë botën për shkak të varianteve, por duhet të kemi parasysh që ndryshimet gjenetike janë normale të viruset. Koronavirusi është aronavirus dhe mutacionet ndodhin gjithmonë”, ka thënë ai.Sa i përket ashpërsisë së virusit, Raka ka thënë se të dhënat fillestare kanë treguar se nuk ka ndonjë dallim të madh, mirëpo javën e kaluar në një konferencën për shtyp të kryeminsitrit britanik, janë dhënë të dhëna se virusi mund të ketë një ashpërësi më të madhe.
Ai është shprehur se shqetësimi më i madh është që këto variante përhapen më lehtë, andaj edhe një numër më i madh i qytetarëve mund të infektohen.“Edhe nëse ashpërsia është më e madhe, problem qëndron se variantet janë të ndryshme, kemi parë atë të Britanisë, pastaj të Afrikës së Jugut që përhapet edhe më shpejtë, ndërsa kemi edhe atë Brazilian. Shqetësimi më i madh është që nëse këto variante kanë përhapje më të lehtë, kjo do të thotë që një numër më i madh i njerëzve do të infektohen”, ka shtuar ai.