×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka: Shqetësuese tubimet e partive politike, jeta e qytetarëve më e vlefshme

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Ndonëse fushata zgjedhore zyrtarisht ka nisur të mërkurën më 3 shkurt 2021, partitë politike ka tash e sa javë që kanë nisur takimet me simpatizantët e tyre nëpër komuna.

    E duke pasur parasysh situatën me pandeminë dhe pavarësisht dënimeve nga ana e Inspektoratit, ajo çfarë kemi parë deri më sot është se subjektet politike nuk janë duke i kushtuar rëndësi shëndetit të qytetarëve, duke u grumbulluar kështu në masë të madhe pa i respektuar masat antiCOVID-19 që janë në fuqi.

    Lidhur me këtë ka folur mikrobiologu Lul Raka, duke e konsideruar shqetësuese.

    Raka ka thënë se grumbullimi i njerëzve në tubime partiake pa respektim të masave parandaluese, mund të jetë katalizator i fuqishëm, i përhapjes së rasteve të reja me COVID-19.

    “Fillimi i fushatës parazgjedhore gjatë janarit, në të cilën asnjë parti nuk respektoi masat parandaluese mund të jetë katalizator i fuqishëm i përhapjes më të shpejtë të rasteve të reja, të cilat gradualisht mund të mbizotërohen nga varianti i ri i virusit. Intensifikimi i fushatës gjatë ditëve në vijim me grumbullimin e qindra, e në disa raste edhe mijëra simpatizantëve në objekte të mbyllura më kohë pandemie e rrit edhe më shumë këtë rrezik”, ka thënë Raka për telegrafin.

    Mikrobiologu Raka ka shtuar se qasja e tillë është e papranueshme dhe kërcënon shëndetin e qytetarëve, duke shtuar se liderët politikë duhet ta kenë të qartë që jeta e simpatizantëve të tyre është më e vlefshme sesa vota e tyre.

    “Qasja e tillë është e papranueshme dhe kërcënon shëndetin publik e individual të qytetarëve të Kosovës. Liderët politikë duhet ta kenë të qartë se jeta e simpatizantëve të tyre është më e vlefshme sesa vota e tyre. Prandaj, ata duhet të prijnë në zbatimin e masave parandaluese”, u shpreh Raka.

    Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës ka filluar më 3 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

    Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt 2021, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 kur edhe do të mbyllen qendrat e vendvotimit. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Rumanisë ka dënuar vendimin e Kombëtares së Kosovës për të mos u kthyer në fushë pas kërkesës së gjyqtarit,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.