Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se gjendja me Covid-19, në muajt e ardhshëm do të varet nga qytetarët, raporton Front Online.
Ai tha se gjatë muajit qershor Kosova ka pasur një numër të madh të rasteve me Covid-19, për shkak të mos respektimit të masave mbrojtëse.
Ndërsa, sipas tij, arma e vetme për mbrojtjen nga ky virus në muajt e ardhshëm, është respektimi i masave mbrojtëse.
“Ne kemi parë që pas lirimit të parë që ka ndodhur në qershor, pjesa dërmuese ka konsideruar se përfundoj pandemia dhe as skano bartur maska e as distancë nuk kanë pasur. Kjo nuk është përcjellur as me inspektim. Me numrin e rasteve të infektuara dhe rasteve të vdekjeve, ka qenë alarm i kuq. Tani rezultatet nga muajt e ardhshëm do të varen nga qytetarët”, tha ai në RTV21./Front Online