×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka flet për valën e dytë të Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Për rrrezikun e shpërthimit të një vale të dytë ka folur mikrobiologu Lul Raka. Ai mendon përhapja e Covid-19 varet shumë nga sjellja e qytetarëve. Edhe një herë ai ka bërë thirrje për zbatim të masave kundër koronavirusit.

    Tha se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve.

    “Kemi tre faktorë të cilët na bëjnë që të përgatitemi më mirë edhe intensiteti i valës së re që pritet, në shumë shtete të Europës veç është në kulmin e saj. Kjo varet prej shumë faktorëve por ne mund të ndikojmë në më kryesorin, sjelljen tonë. Si sillemi në këtë kohë, prandaj kjo edhe më tepër e fuqizon zbatimin e masave parandaluese në njërën anë nga populli i Kosovës e në anën tjetër fuqizimin e mbikëqyrjes nga inspektorati dhe nga policia”, tha Raka për televizionin publik të Kosovës.

    Thotë se për parandalimin e përhapjes së Covid-19 jemi përgjegjës të gjithë.

    “Rritja e qarkullimit të njerëzve normal që e bart në vete rrezikun e përhapjes prandaj kjo e shton domosdonë e zbatimit të masave parandaluese për të gjithë, pa marrë parasysh a kanë ardhë prej mërgimtarët apo jemi ne në Kosovë vetë masat parandaluese duhet të zbatohen”, shtoi ai.

    Por a mund të ketë sërish një mbyllje totale të shtetit?

    “Jam kundër mbylljes së tillë (klasike). Nuk është mbyllja totale zgjidhje. Por nëse ka rritje të madhe të numrave, rasteve dhe mbingarkesë të kapaciteteve atëherë normal që do të ketë disa kufizime por jo mbyllje totale. Mbyllja totale nuk besoj që është opsion por masat tjera kufizuese nëse kemi rritje masive atëherë mund të ketë”, tha Raka.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Të tjera
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.