×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka: Fituesi kryesor i zgjedhjeve në Kosovë është koronavirusi

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Mikrobiologu Lul Raka, në një shkrim përmbledhës për situatën pandemike tash e një vjet që mbizotëroi në botë, duke ia vërë theksin Kosovës, ka thënë se fituesi kryesor i zgjedhjeve parlamentare të Kosovës është koronavirusi, duke konsistuar në përhapjen e madhe të tij në fushata zgjedhore.

    Raka, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se ardhja e pandemisë në vend tregoi gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, derisa i lavdëroi punonjësit shëndetësor për punën e tyre deri më tani.

    “Pas lirimit të parë të masave menduam se u kthyem në jetën normale – pa zbatim masash e pa inspektim, por e paguam shtrenjtë. Vjeshta, rihapja e shkollave, kthimi në hapësira të mbyllura e shtuan edhe një valë në lakoren statistikore. Festat e fundvitit e sollën variantin britanik në Kosovë. Ai bashkë me paraardhësin e vet u pritën ngrohtësisht nëpër tubimet partiake zgjedhore e parazgjedhore dhe mund të dalë fitues kryesor i zgjedhjeve”, shkruan mikrobiologu kosovar.

    “Një armatë njerëzish që ktheu besimin tek mantelbardhët dhe tregoi se Hipokrati ende merr frymë në këto treva. Njerëz që i dolën përballë virusit, kur gjithë të tjerët iknin prej tij. Punëtorë, të cilët për shumë kohë nuk ndjenë ngrohtësinë e përqafimeve të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Nuk u ndalën as kur u duartrokitën nga ballkoni, as kur u shanë nga salloni e as kur u grushtuan në vendin e punës. Edhe pse të lodhur e të dërrmuar ata vazhdojnë tutje si marathonomakë.

    Shumë tjerë iu ngjitën këtij karvani, duke filluar me vullnetarë dhe me të gjithë përfaqësuesit e shërbimeve esenciale në vend. Në këtë betejë pati edhe plot të tjerë që jepnin leksione nga lozhat e ngrohta të kullave të tyre, por tashmë punëtorët shëndetësorë ishin të zënë me punë për të dëgjuar fabulat e tyre”, shtohet tutje.

    Raka e ka parë vaksinën si formën e vetme të eliminimit të koronavirusit dhe rikthimit në normalitet.

    “Vaksina është drita e vetme në fund të tunelit, me të cilën fillon rrugëtimi i gjatë drejt normalitetit. Asgjë në historinë e parandalimit të sëmundjeve nuk pati rol më të madh sesa vaksina dhe sigurimi i ujit të pastër për pije. Në vendet e pazhvilluara, vetëm në 20 vitet e fundit, vaksina shpëtoi 37 milionë jetë njerëzish, kryesisht fëmijë nën 5 vjeç. Xheneri, sikur të udhëtonte sot në kohë, që i bie diku rreth 225 vite, do të tmerrohej me rrymat e njerëzve që janë ngritur kundër vaksinës. Sot, kur vaksina u gatua me një shpejtësi, po ashtu pandemike, refuzimi i saj përbën kërcënimin më të madh për shëndetësinë dhe njerëzimin”, deklaroi ndër të tjera ai.

     

    https://www.facebook.com/RakaLul/posts/284322106543399

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata, ku i dha grant prej 100 mijë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender...
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.