×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rajonet spanjolle vendosin masa të reja kundër COVID-19, pritet përkeqësim i situatës

    FrontOnline
    11 Tetor 2020

    Rajonet spanjolle të Katalonjës dhe Navarres kanë vendosur masa të reja kufizuese kundër koronavirusit për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19.

    Sekretari për Shëndetësi në Katalonja, Josep Maria Argimon, tha se u ka kërkuar të gjitha kompanive që t’i urdhërojnë punëtorët që të punojnë nga shtëpitë e tyre në 15 ditët e ardhshme.

    “Pa vendosjen e këtyre masave, brenda dy-tre javësh, situata këtu do të jetë si në Madrid”, tha ai, duke shtuar se prandaj kanë vendosur këto masa të reja, që përveç masave kufizuese në punë, përfshijnë edhe masa sa i përket tubimeve të njerëzve.

    Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, autoritetet të premten shpallën gjendje të jashtëzakonshme me qëllim që të frenojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Kryeqyteti spanjoll është njëri prej qyteteve të goditura më së keqi nga pandemia në Evropë.

    Katalonja ka raportuar 2,360 raste të reja me COVID-19 dhe 13 viktima në 24-orët e fundit, thanë autoritetet të shtunën.

    Në rajonin Navarre, që ka një popullsi prej 650,000 banorësh, liderja rajonale, Maria Chivite njoftoi se ka vendosur masa të reja kufizuese, pasi ditën e fundit janë regjistruar 463 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë e infektimeve në këtë rajon që prej fillimit të pandemisë.

    Që prej ditës së martë, në këtë rajon të Spanjës, nuk do të lejohen tubime prej më shumë se gjashtë personave, restorantet dhe baret do të mbyllen në ora 22:00 si dhe ato do të ulin kapacitetin e konsumatorëve që pranojnë në 50 për qind. Ndërkaq, kapaciteti në parqe të fëmijëve do të zvogëlohet për 30 për qind.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.