Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave komerciale ka arritur në 90.9 milionë euro, dukshëm më i lartë se çdo vit paraprak. Front Online në bazë të një hulumtimi që ka realizuar ka siguruar të dhëna të detajizuara te të gjitha bankave në Kosovë për periudhën janar-qershor 2024.
Banka Raiffaisen Bank në bazë të fitimit që ka realizuar deri më 30 qershor të këtij viti llogaritet si banka numër dy me fitim më të lartë në Kosovë, por sa i përket volumit të depozitave kjo ka vlerën më të lartë në raport me bankat tjera komerciale që operojnë në vendin tonë. Siç raporton Front Online sipas të dhënave financiare të bankës deri më 30 qershor të këtij viti profiti i pastër i bankës ka arritur në hiç më pakë se 18 milionë e 132 mijë euro, deri sa në anën tjetër depozitat e klientëve në këtë bankë kanë arritur vlerën në 1 miliardë e 185 milionë euro, deri sa vlera e kredive ka arritur në 976 milionë euro.
Fitime milionëshe/Ja sa fitoi secila bankë komerciale sivjet, Front Online sjellë detajet