Rahoveci dhe Peja do të përballen në gjysmëfinale të Ligës Unike më 13 Prill nga ora 16:00 në Durrës. Të dy skuadrat duan finalen e madhe, përcjell FrontOnline.
Rahoveci u kualifikua pa lojë sepse Teuta u tërhoq, derisa Peja mundi Vllazninë në çerekfinale. Kjo është përballja e parë e tyre në këtë ligë.
Këto dy skuadra janë ballafaquar katër herë këtë edicion në elitën e basketbollit të Kosovës dhe të dy skuadrat kanë nga dy fitore, andaj pritet një ndeshje interesante në Durrës.
Peja e udhëhequr nga kapiteni Dardan Berisha dhe qendra e Kosovës, Lis Shoshi duan trofen e çmuar, kurse edhe qendra Brandon Walters pritet të japë ndihmë të madhe.
Ndërkohë, Vreshtarët mbështeten te lojtarët vendorë Alban Veseli, Arian Qallaku e Altin Morina, kurse nga të huajt i rikthyeri Darrell Davis po shkëlqen sërish.
Verdhezinjtë kanë fituar 12 trofe në Kosovë, kurse për Vreshtarët do të ishte trofeu i parë në histori të klubit./FrontOnline/