×
  • Sport
  • Sport

    Rahoveci në gjysmëfinale të “play-off”-it

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Rahoveci ka shënuar fitore në derbin ndaj Golden Eagle Yllit 84:70 (26:19, 23:14, 23:18, 12:19), në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 11:3 dhe kishin epërsi konstante në çerekun e parë që e përfunduan 26:19, përcjell FrontOnline.

    Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 41:23, derisa në pushim shkuan me shifrat 49:33.

    Skuadra vendase nuk u ndal as në periodën e tretë, duke zhvilluar një ndeshje perfekte, derisa epërsinë më të lartë e arritën në fundin e 30-minutëshin me një tre pikësh nga Altin Morina, 72:51.

    Perioda e fundit ishin formale dhe në fund Rahoveci triumfoi 84:70.

    Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale nga vendi i dytë, kurse Ylli përfundoi garat në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it do të përballet me Bashkimin.

    Te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 17 pikë e 20 kërcime, Darell Davis me 21 pikë, Alban Veseli me 11 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 14 pikë e tetë asistime, kurse tek Ylli, Lg Gill shënoi 17 pikë, ndërsa nga 15 shtuan Erjon Kastrati, Mitchell Wilbekin dhe Valon Bunjaku./FrontOnline/

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës. Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.