×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna: Shtrenjtimi i rrymës i godet bizneset e vogla dhe amvisëritë

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se ngritja e çmimit të energjisë elektrike prej 15% ka një ndikim të drejtpërdrejt tek qytetarët, duke ndikuar në faturat e amvisërive dhe të bizneseve të vogla.

    ‘’Ngritja e çmimit të rrymës  prej 15% ka të bëjë drejtpërdrejt me qytetarin, me faturat e amvisërisë dhe bizneset  e vogla’’, tha Rafuna.

    Ai theksoi se kjo rritje do të ketë pasoja negative, duke ulur standardin jetësor të qytetarëve dhe duke rënduar më shumë ata që tashmë paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Për bizneset e vogla, rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë në prodhim dhe ofrimin e shërbimeve.

    ‘’Kjo rritje pa dyshim ka efekt sepse ndikon në prodhim, ose ofrimit të shërbimeve sa i përket bizneseve të vogla,  kurse varfëron qytetarin, e ul standardin jetësor të qytetarit sepse ai tash paguan 15% më shtrenjtë rrymë sesa që ka paguar’’, deklaroi kryetari i OEK.

    Rafuna gjithashtu shtoi se për bizneset e mesme dhe të mëdha, të cilat kanë mbi 50 punonjës dhe një qarkullim mbi 10 milionë euro, rritja e çmimit të energjisë do të jetë më e madhe, madje mund të arrijë deri në 100%, pasi ato do të detyrohen të dalin në tregun e lirë të energjisë nga 1 qershori 2025.

    Kjo, sipas Rafunës do të shkaktojë një inflacion të mundshëm dhe një rritje të çmimeve të produkteve, duke bërë që ato të jenë më pak konkurruese në tregun e brendshëm, pasi do të rritet kostoja e prodhimit.

    ‘’Bizneset e mesme dhe të mëdha, ato që kanë mbi 50 punëtorë dhe kanë qarkullim mbi 10 milionë ato janë të detyruara të dalin në tregun e lirë prej 1 qershorit, dhe tek ato rritja nuk do të jetë 15%, por mund të shkojë edhe deri 100%. Kështu që do ta kemi një inflacion për shkak se do të kemi rritje të çmimet e  produkteve tona që  prodhohen dhe produktet tona nuk mund të jenë konkurrent me produktet e importuara’’, përfundoi Rafuna.

    Shtrenjtimi i rrymës 15%/ Shumë biznese mund të mbyllen dhe punëtorët rrezikojnë të mbesin pa punë

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në...
    Lajme28 Mars 2025
    Mirsad Shkreta është kandidati i vetëm që kaloi testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka...
    Lajme28 Mars 2025
    Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Komandant Alban...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2025
    Edon Zhegrova vazhdon të jetë brengë e madhe për skuadrën franceze Lille. Sulmuesi kosovar shkëlqeu në vjeshtë, por ka munguar që nga...
    Lajme28 Mars 2025
    Njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese në Kosovë e komentojnë ndryshe-ndryshe veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit...
    Lajme28 Mars 2025
    Konjufca nderon të vrarët në masakrën e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu. Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varrezat...
    Lajme28 Mars 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Fisnik Ismaili, deklaroi se kishte hyrë në politikë disi si rastësisht më 2010...
    Vip28 Mars 2025
    Ish banorja e BBVK, Xheneta, ka reaguar sërish pas publikimit të bisedave me Drilonin, për të sqaruar arsyet pse i ka ndarë...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se sanksionet amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë janë shtyrë edhe për 30 ditë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.