×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rafuna pritet nga presidenti Pendarovski, e informon për punën e ‘CIF’

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor, është pritur nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në selinë e Presidentit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

    Kryetari Rafuna ishte i shoqëruar nga anëtarët e Bordit që përbëhet nga kryetarët e Dhomave ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Kryetari Rafuna e falënderoi Presidentin Pendarovski për pritjen dhe për gatishmërinë për të bashkëbiseduar me odat ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    “Si Forum i Odave ekonomike të rajonit, jemi të angazhuar që të gjejmë zgjidhje për problemet konkrete me të cilat ballafaqohen bizneset e vendeve tona, duke filluar nga barrierat që pengojnë shkëmbimin më të lehtë e më të shpejtë në mes vendeve tona”, është shprehur Kryetari Rafuna.

    Presidenti Pendarovski ofroi mbështetje për iniciativat për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes në rajon.

    Forumi Investiv i Odave të Ballkanit Perëndimor është institucion i themeluar nga Odat e rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ka për qëllim që të përgatisë ekonomitë e rajonit për tregun e përbashkët evropian. Kosova ka marrë kryesimin e radhës së Bordit Menaxhues të Forumit në shkurt të këtij viti. Bordi i Forumit ka mbajtur takimin e radhës, në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 29 mars 2023.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.