×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna: Pas rritjes së çmimit të rrymës qytetarëve ju zvogëlohet xhepi dhe kërkesa për konsum do të jetë më e vogël

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, për FrontOnline ka folur vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe për ekonominë e vendit.

    Rafuna vlerësoi se ky vendim do të ndikojë negativisht në standardin jetësor të popullatës, duke ulur fuqinë blerëse dhe kërkesën për konsum.

    “Ky 16% është rritur për qytetarët e Kosovës dhe, në kuptimin ekonomik, standardi jetësor i ulët do të thotë që qytetarëve do t’ju zvogëlohet xhepi. Kjo do të rezultojë në një kërkesë më të vogël për konsum,” tha Rafuna për FrontOnline.

    Ai gjithashtu vuri në pah pasiguritë që përballen bizneset, të cilat nga 1 qershori pritet të dalin në tregun e hapur të energjisë, sipas paralajmërimeve të autoriteteve.

    “Për bizneset pritet të shihet ndikimi nga 1 qershori, kur atyre u është thënë se duhet të dalin në treg të hapur,” theksoi Rafuna, duke shtuar se ky ndryshim sjell pasiguri dhe sfida për sektorin privat.

    Rritja e çmimit të rrymës alarmon komunitetin ekonomik: Parashikohet rritje e produkteve deri në 5%

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat. Ai në “Pressing” të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.