×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna: Kosova po humb shumë në aspektin ekonomik, miliona të bllokuara nga BE-ja

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK),në njëprononcim për FrontOnline  ka shpjeguar ndikimin negativ që ka ky ‘’ngërç’’ në ekonominë e vendit, duke theksuar se projektet e zhvillimit që kishin qenë të planifikuara janë vënë në rrezik, pasi nuk ka kush t’i mbikëqyrë dhe sigurojë implementimin e tyre të duhur.

    ‘’Mos formimi i institucioneve ndikon shumë negativisht. E  para projektet që kanë qenë të parapara nuk ka kush tmbikëqyrë se a po implementohen në mënyrësiç kanë qenë të planifikuara tëimplementohen ,në mungesë të institucioneve fuqi plota’’, tha kryetari i OEK.

    Rafuna ka theksuar gjithashtu se një nga pasojat më të mëdha të mungesës së institucioneve të funksionalizuara është pamundësia e përfitimit nga fondet e Bashkimit Evropian, përfshirë fondet e parapara për Planin Evropian të Rritjes.

    Pa një Kuvend të konstituar dhe pa ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme, këto mjete financiare mbeten të bllokuara.

    ‘’Problemin e kemi me fondet e BE-së, sidomos pjesa e shumës qëështë dashur ta pranojë nga fondi i rritjes e që nuk mundemi ta pranojmë pa u ratifikuar marrëveshja në kuvend të Kosovës dhe ne jemi duke e parë që në mungesë të Kuvendit ato mjete nuk mund ti marrim dhe kështu do të ketë impakt në aspekt ekonomik si dhe ne investime të huaja’’, deklaroi Rafuna.

    Ai ka paralajmëruar se çmimet e produkteve do të rriten si pasoje e rritjes së çmimit të rrymës dhe ka theksuar se, po të ishte Kuvendi i konstituar dhe komisionet përkatëse të ngritura, Kosova do të kishte mundësi të ndërhynte për të kontrolluar rritjen e çmimit të energjisë, duke mbrojtur kështu standardin e jetesës për qytetarët.

    ‘’Çmimet do të rriten si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës. po ta kishim pasur nj kuvend të konstituar dhe komision për ekonomi dhe energji  do të kishim pasur mundësi të ndalonim  rritjen  e çmimit të rrymës apo ta subvencionim që mos ti prek qytetetarëtnë standard jetësor’’, përfundoi i pari i OEK.

    Alarmojnë ekspertët/ Kosova pa Qeveri, ekonomia merr tatëpjetën

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.