Sport Club “Gjilani” ka emëruar Rafet Prekazin në postin e drejtorit sportiv.
Trajneri i njohur kosovar dhe ish-selektori i Kosovës do ta marrë detyrën e drejtorit sportiv te SC Gjilani nga ky edicion. Ai do ta zëvendësoj Sallah Sherifin, i cili e ushtronte këtë post deri më tani.
Sherifi do të zhvendoset në pozicionin e drejtorit teknik te “kuqebardhët”.
Prekazi është një emër i madh i futbollit kosovar dhe do ta ndihmojë Gjilanin drejt realizimit të objektivave që ka para vetës. Zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda ditëve, raporton Gazeta Enigma.