Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se sipas burimeve Milan Radojiciq ka ardh sot në Kosovë.
Miftaraj ka thënë se do të jetë interesant të shohim reagimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në rast se vertetohet se i njejti ka hyrë në Republikën e Kosovës.
“Burimet tona ne veriun e Kosoves, thone se Milan Radojiciq paska ardh sot ne Kosove!
Do te jete interesante te shohim reagimin e Prokurorise Speciale dhe Policise se Kosoves lidhur me te njejtin, nese vertetohet se i njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves”, ka shkruar ai.