×
  • Lajme
  • Lajme

    Radhë të gjata për të paraqitur testin për patentë shofer, çka thonë nga MI-ja

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Për një kohë të gjatë asnjë qytetarë nuk ka pasur mundësinë që ta paraqes testin teorik për patentë shoferë. Kjo për shkak se Ministria e Infrastrukturës nuk ka arritur që t’i licencojë pyetësit teorik. E pas licencimit të tyre, qytetarët kanë vërshuar në Qendrën për Patentë Shoferë në Prishtinë. Madje për shkak të pandemisë Covid-19, MI-ja është detyruar që të hartojë një orar duke u bazuar në shkronjën e parë të mbiemrit të kandidatit.

    Nga kjo ministri kanë konfirmuar, se rreth 600 kandidatë janë duke aplikuar për çdo ditë për paraqitje të provimit teorik.

    “Organizimi i paraqitjes është duke vazhduar sipas orarit të cilin e kemi publikuar në wëeb faqe të Ministrisë, por ky numër i kandidatëve është duke u menaxhuar, dhe besoj gjatë ditëve në vijim do të zvogëlohet . Kjo situatë ka ardhur për shkak se një kohë nuk kemi mbajtur provime nga teoria, për shkak se nuk kanë pasur licencë valide pyetësit teorik ( që mbajnë provimin ). Ne jemi duke pranuar afërsisht 600 aplikantë në ditë për paraqitje të provimit teorik në Prishtinë, jemi duk punuar me staf maksimal të angazhimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    E nga kjo situatë dëme të konsiderueshme po vlerësohet se kanë pësuar autoshkollat që operojnë në vend. Të paktën kështu ka deklaruar për Express kryetari i Federatës së Autshkollave, Xhemshit Cakolli. Ai ka fajësuar MI-në për situatën e krijuar me paraqitjen e testit

    “Fajtor është Ministria e Infrastrukturës që nuk i ka kryer punët e veta si duhet. Problemi ka qenë mungesa e ekzaminerëve që vitin e kaluar u ka skaduar licenca. Mi-ja nuk i ka licencuar më ata ekzaminera dhe për atë arsye kemi këtë fluks”, ka thënë ai, për expres.

    Sipas Cakollit probleme të tilla kanë pasur edhe përgjatë vitit 2019.

    “Për një vit ka pasur shumë dëme, sepse kandidatët nuk kanë ardhur për t’i tërhequr dokumentet, as për regjistrim. Dëmtimi ishte evident. Krejt problemi është te MI-ja që nuk i ka kryer punët e veta. Në mungesë të ekzaminerëve nuk ka pasur as paraqitje të provimeve teorike. I njëjti problem ka qenë edhe në vitin 2019 e pastaj edhe në 2020. Puna jonë ka vazhduar dhe kështu kandidatët janë grumbulluar”, ka thënë më tutje Cakolli./Front Online/

    https://streamable.com/n63y2e

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.