Janë hapur dyert e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të gjithë ata që synojnë të bëhen studentë të tij.
IndeksOnline raporton se janë krijuar radhë të gjata të kandidatëve për të qenë pjesë e Universitetit më të madh publik në vend.
UP-ja ka hapur dyert për mbi 6 mijë studentë, saktësisht 6 mijë e 638 studentë të rregullt, ndërsa gjatë ditës së sotme disa fakultete do të kryejnë testet pranuese. Bëhet fjalë për Fakultetit Filologjik, atë të Arkitekturës ,Ndërtimtarisë dhe Edukimit Fizik.