Banorët e qytetit të Asbestit, një provincë në Kanada kanë votuar pro ndërrimit të emrit të vendit të tyre.
Vendimi për ndërrimin e emrit erdhi për arsye që banorët nuk donin që qyteti i tyre të mbante emrin e mineralit të njohur asbest, që tani njihet si mineral shumë helmues që shkakton kancer të mushkërive dhe sëmundje të tjera.
Ky qytet, që dikur ishte ndër vendet me numrin më të madh të asbestit në botë, vendosi me 51.5 për qind të votave për ndërrimin e emrit.
Emri i tij i ri tani është Val-des-Sources, u bë e ditur sot, që ka kuptimin “Lugina e burimeve”. Nga komuniteti i këtij qyteti kanadez, u tha se emri i ri përfaqëson zonën e tyre dhe është frymëzues për të ardhmen.
Emri i ri i qytetit, siç shkruan Reuters, i referohet edhe vendndodhjes së banorëve në bashkimin e tre liqeneve dhe përfaqëson “shkrirjen e historisë dhe rrënjëve”.
Ky qytet, që gjendet 150 kilometra në lindje të Motrealit, ka rreth 7 mijë banorë. Emri i ri thuhet se do të bëhet zyrtar para fundvitit.