×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qyteti italian që ju jep shtëpi falas dhe ju paguan që ta rritni fëmijën aty

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Një qytet Italian është duke dhënë pronë falas, nëse veç jeni të gatshëm ta rregulloni atë. Por, kësaj radhe, ka edhe një bonus me para nëse lindni fëmijë pasi të shpërnguleni.

    Cammarata në Sicili është fshat historik, ku ndërtesat kanë filluar të dëmtohen me shpërnguljen e banorëve në zona më të mëdha urbane, transmeton Telegrafi.

    “Nuk mund ta shoh këtë qendër të vjetër, të mahnitshme e historike duke u shndërruar në rrënoja. Më lëndon. Pronarët nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që e shkaktojnë kur i lënë shtëpitë”, ka deklaruar kryetari Vincenzo Giambrone.

    Giambrone i ka kaluar vitet e fundit duke i bindur pronarët e ndërtesave të rrënuara që t’ia dhurojnë qeverisë lokale.

    Tani, ai është duke shpresuar t’i mbush ato me familje të reja dhe biznese të cilat përkushtohen për t’i rikthyer dhe mirëmbajtur ndërtesat historike.

    Përderisa qyteti do t’i analizojë të gjitha aplikacionet, prioritet do të kenë familjet me fëmijë të vogël.

    Dhe, nëse ato familje kanë fëmijë pasi të jenë shpërngulur në Cammarata, atyre do t’iu dhurohen 1,000 euro.

    Qyteti, i cili gjendet rreth 50 kilometra në juglindje të Palermos, për momentin ka një popullsi prej 6,000 njerëzve.

    Në mënyrë që të shpërnguleni aty, fillimisht duhet ta paguani një depozitë prej 5,000 eurove dhe ta keni një plan të qartë për renovim brenda tri viteve.

    Ndërtesat mund të shndërrohen në shtëpi apo biznese si restorante, hotele, etj.

    Depozita do t’ju rikthehet në momentin që kryhet rinovimi

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Alarmi i milingonave në Gjermani! Lloji pushtues “Tapinoma magnum” po shkakton bujë në jugperëndim. Krijesat e vogla formojnë koloni, pushtojnë shtëpitë dhe...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëse të palëkundura për vendimin,...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij. “Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij. “Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u...
    Sport11 Prill 2025
    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se pozita aktuale e skuadrës në tabelë nuk është ajo që është shpresuar, por ai...
    Lajme11 Prill 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka marr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Ajo aty ka folur për siç tha, pabarazinë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.