Një qytetari në Prishtinë i ka humbur mbrëmë kuleta, në të cilën ndër të tjerash thuhet të ketë pasur edhe pagat e punëtorëve të një kafiterie.Në një publikim të bërë në grupin ‘Network Prishtina’, u tha se mundësia është që kuleta të ketë rënë në trotuarin afër tregut ditor.
Lutja e tij e vetme ishte që nëse dikush e gjen të kthejë së paku 80% të parave që janë aty, sepse janë pagat e punëtorëve.
Postimi i plotë:Pershendetje, mikut tim Kujtim Morina i ka humbur kuleta, ne rrugen Muharrem Fejza, mbreme rreth ores 12.10-12.30 te mesnates, pasi ka pastruar kafiterin e tij. Mundesia qe i ka ra kuleta eshte nga trotuari afer tregut ditor dhe rruges afer Gjithcka 1 euro Hira. Lutja e tij eshte qe te kthehet sepaku 80% i parave qe jane aty, sepse halli tij eshte qe pagat e puntorve i ka pas ne kulet duke u pergadit per te ju japur me te parin.Cdo kush qe keni informat diqka ju mirpres.