×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari që jeton nën regjimin e aparatit aspirator: Jeta ime varet nga energjia elektrike

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2021

    Kriza energjetike në Kosovë duket se po sjellë probleme të shumta te qyetarët. Përveç ngrohjes, si “dëmi” më i madh nga kjo krizë, qytetarët po ballafaqohen me probleme edhe nga aspekti shëndetësor.

    Xhemë Rexhepi, nga komuna e Vitisë, po u kërkon drejtuesve të institucioneve në Kosovë që të tregojnë kujdes me ndaljen e rrymës.

    Kjo pasi, siç tregon ai, është nën regjimin e aparatit aspirator, aparat ky që funksionon vetëm me rrymë.

    “Jam Xhemë Rexhepi nga fshati Zhiti, Komuna e Vitisë, Republika e Kosovës. Kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ndihem shumë krenar për këtë, por tash e 13 vite jam i pa levizshëm dhe i shtrirë në shtrat. Jam operuar disa herë, i kam dy kembët e amputuara dhe jam i shpuar në fyt me kanillë trahustome nën rexhimin e aparatit aspirator, i cili aparat funksionon vetëm me rrymë, madje edhe rexhimin e shtratit e kam me rrymë. Jam me plagë shumë shumë të rënda, nën rexhimin e terapisë mjekësore për çdo ditë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

    Sipas ish- pjesëtarit të UÇK-së, jeta e tij varet nga energjia elektrike.

    “Si përfaqësuses të institucioneve më të larta shtetërore, ju drejtohem që të tregoni kujdes të veçantë ndaj rasteve të tilla që të pakten mos të kemi redukime të rrymës, sepse jeta ime varet nga energjia elektrike, përkatësisht jetën e kam në pikëpytje po nuk pata energji, pavarësisht se vështirësitë i kam maksimale për t’ja dalë nga dita në ditë, por nëse përballem edhe me mungesë të rrymës elektrike, jeta ime është çdo minutë në rrezik”, ka shkruar ai.

    “Ju drejtohem publikisht, që të mos përballem me redukime të rrymës dhe të keni kujdes për personat që karakterizohen me gjendje të tilla shëndetësore, meqë jeta ime varet nga prania e energjisë elektrike, në këto ditë të dimërit me oscilime të mëdha temperaturale. Sinqerisht, Xhemë Rexhepi, fshati-Zhiti, KK-Viti !”, ka shtuar Rexhepi.

    Këtë thirrje publike ai ua ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi dhe kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

    Kujtojmë se prej ditësh vendi është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike. Në shumë zona të vendit, këto reduktime po zgjasin më shumë se dy orë.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresmenin Ritchie Torres. Ai përmes një postimi...
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, tek një person në Suharekë është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike. Në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Është arrestuar një person në Dragash, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar....
    Lajme20 Tetor 2024
    Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Ai thekson se dy vendet...
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë, ia ka grabitur një personit paratë në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar dje pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në Gjakovë. Sipas policisë, ai këtë e...
    Lajme20 Tetor 2024
    Është arrestuar një person në Llukar të Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme20 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, për Front Online, ka folur për intervisitimet dhe arrestimet e zyrtarëve të VV-së, figurave të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.