Një qytetar nga Bitia e Poshtme e Shtërpcës më 12 korrik e ka gjetur një portofol me para dhe dokumente në Ferizaj, të cilat i ka dorëzuar në stacionin e policisë.
Në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës thuhet se [as procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, sot pronarit ia janë kthyet paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së .
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin G.Stankoviç për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.