Kosovarët vazhdojnë të jenë falënderues për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën.
Përveç falënderimeve të shumta, kosovarët shpesh-herë kanë krijuar edhe gjëra të ndryshme me simbolet e shtetit amerikan, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, një qytetar në Istog pasi ka përfunduar ndërtimin e shtëpisë së tij, ka vënë mbishkrimin në të “Donald Trump Amerika”.
Më herët, kosovarët kanë pagëzuar fëmijët e tyre edhe me emrin e liderëve amerikanë.