Një ditë më parë Kosova është përballur me reshje të dendura të shiut, ku janë raportuar vërshime si dhe dëme materiale.
Por, ideja e një qytetari të Dragashit për mbrojtjen e veturës nga shiu dhe breshëri është bërë virale.
Kjo iniciativë e thjeshtë, por me sa duket efektive, ka shkaktuar reagime pozitive në vend, duke shërbyer si shembull i një zgjidhjeje praktike për problemet e përditshme.
Gjithashtu, pamjet po shërbejnë edhe si frymëzim për të tjerët që të marrin masa për mbrojtjen e pronës së tyre në kushte të vështira atmosferike. /Telegrafi/