Një qytetar në afërsi të urës së lumit Ibër në Mitrovicë, ka gjetur një shumë të parave, të cilat i ka dorëzuar në Polici.
Ndërkohë në polici është paraqitur qytetari-ankuesi, i cili ka lajmëruar se në lokacionin përkatësisht në zonën afër urës së Ibrit në Mitrovicë, i kishin humbur një shumë e parave.
“Nga ana e policisë është vërtetuar se shuma e parave të gjetura nga qytetari i përkisnin qytetarit- ankuesit, të cilat pas verifikimeve të nevojshme i janë kthyer qytetarit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut , falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë./Front Online