Infektologu, Mursat Mehmeti, tha se për të parandaluar një përkeqësim ndërmjet gripit sezonal dhe Coronavirusit mundësia më e mirë është që qytetarët përkatësisht moshat e shtyra të vaksinohen.
“Sa i përket virusit sezonal, ne në fakt ende nuk jemi duke u ballafaquar me virusin e gripit për faktin se virusi i gripit paraqitet apo ish dashur të paraqitë më vonë tek ka dhjetori tash ajo çka duhet të bëhet për gripin dhe që ende nuk është filluar që në fakt do të ishte dashur por ende nuk është furnizuar vendi ynë me vaksina kundër gripit tash çka do të ishte dashur të bëhet është vaksinimi me vaksinën kundër gripit në mënyrë që sa do pak të preventohet mundësia e paraqitjes se gripit diçka që është e mirë për faktin se një vaksinë kundër gripit ekziston dhe ajo duhet të shfrytëzohet dhe të vaksinohen të gjithë qytetarët e posaçërisht ata që janë të moshuar mbi 65 vjet dhe ata që kanë sëmundje kronike”, tha ai për Front Online.
https://frontonline.net/rendohet-situata-me-covid-me-shume-se-gjysma-e-pacienteve-ne-infektive-me-oksigjeno-terapi/