×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qytetarët, të shqetësuar me çmimet në faturat e energjisë dhe reduktimet

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës.

    Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa e faturave për ujë dhe energji elektrike, sipas tyre po ngarkon buxhetin e familjeve kosovare.

    Vështirësitë ekonomike që po kalojnë, ata thonë se e rëndojnë më shumë jetesën e tyre.

    Në një intervistë për EO, Pajazit Halimi, qytetar nga komuna e Obliqit,  tha se megjithëse jeton afër një termocentrali, kanë pasur probleme të vazhdueshme me furnizimin për 30-40 vjet.

    Ai tregon se këtë verë pati ndërprerje të energjisë, si dhe gjashtë muaj pa ujë. Gjithashtu, ai shfaqi shqetësim edhe për çmimet e energjisë, pasi këtë muaj ka paguar gjithsej 91 euro.

    “KEDS po lajmëron që 30-40 vite tek ne, çka jemi në atë vend, nuk i kemi 200 metra larg termocentralit, dhe mungesë po kemi gjithmonë. Ka filluar pak të stabilizohet, kemi pasur pengesë tërë verën. Kemi pasur pengesa prej energjisë elektrike dhe gjashtë muaj nuk kemi pasur ujë. Na mbytën me telefonata nëpër fushata, askush nuk na ka ardhur të na vizitoj.  Të vijnë të shikojnë shtyllat elektrike përmbi shtëpi. Kam frikë që mos më digjet shtëpia. Jo vetëm unë, por 20 shtëpi që jemi kemi frikë mos na digjen shtëpitë. Askush pra nuk vjen, të na vizitoj, por kur na vijnë vetëm për vota, jo telefonata e kur të kryejnë fushatën po kënaqen. Këtë muaj më ka ardhur 91 euro, unë nuk e di pse më ka ardhur ashtu, muajin e kaluar më ka ardhur rreth 60 euro nuk e di çfarë ndryshimi mund të ketë”, ka thënë Halimi.

    Qytetari Xhelil Kusari shprehet se situata është jashtëzakonisht e vështirë, sipas tij, “më keq nuk mund të bëhet, kemi rënë në fund të pusit”.

    Kusari shprehet se për të kaluar dimrin, qytetarët janë të detyruar të mbështeten në burime si druri, duke theksuar se kjo situatë nuk është e arsyeshme.

    “Më keq nuk mundet të bëhet, kemi rënë në fund të pusit, mundemi me rënë edhe një shkallë më poshtë, të shkojmë nën zero. Me këto të ardhura dhe me këto paga e pensione është gjendje përditë më e vështirë për t’u kapërcyer, kur të shtohen edhe çmimet tjera që po rriten çdo ditë, kjo është vetëm me iu lut gurit dhe drurit që të shpëtojmë dhe ta kalojmë këtë dimër dhe të dalim dhe një herë në pranverë. Nuk është e arsyeshme, por ata tani i shikojnë përfitimet e tyre. Këto muajt e dimrit marrim çmimet më të mëdha, kërkoj nga autoritet rregullative duhet të tërheq vëmendjen dhe të jenë më të kujdesshëm me pasur parasysh standardin e jetesës”, ka deklaruar Kusari.

    Ismail Muqiqi, ka thënë është e zakonshme që ndodhin ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të kushteve atmosferike të këqija. Ai deklarohet i kënaqur me furnizimin me energji.

    “Është normale, ndalesa ka në të gjithë Evropën, nëse kushtet atmosferike e diktojnë sigurisht ndalet rryma. Deri tani nuk kemi pasur probleme jemi të kënaqur me furnizimin me ujë. Problem është në tërë Evropën,  Bosnja është pa rrymë e një pjesë e Ballkanit sepse ka qenë moti i ligë. Tek ne nuk ka probleme furnizimi është i rregullt, prandaj jemi shumë të kënaqur. Vazhdon jeta, ka dru, ka shtufë dhe alternativa të tjera”, ka thënë Muqiqi.

    Mbrëmë në orët e vona, Ministria e Ekonomisë, KOSTT dhe KEDS mbajtën një takim të përbashkët për të trajtuar situatën e furnizimit me energji elektrike pasi që qytetarët e disa komunave të Kosovës kanë raportuar ankesa gjatë ditëve të fundit.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.