×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qytetarët me shumë kredi në banka

    FrontOnline
    29 Tetor 2022

    Vlerat e larta të kredive që kanë qytetarët nëpër bankat komerciale të Kosovës, njohësit ekonomik po e konsiderojnë se janë për shkak të krizës ekonomike e cila është duke mbretëruar në vend.

    Profesori Musa Limani, tha se në Kosovë politikat kreditore janë më të ashpra në rajon dhe se bankat komerciale caktojnë vetë normat e interesit sipas dëshirës ose interesit të tyre.

    “Unë mendoj nga aspekti makro-ekonomik se është një lëshim i bankave komerciale që nuk i aktivizojnë këto mjete. Për nga niveli i zhvillimit ekonomik Kosova hynë në radhën e vendeve më të pa zhvilluar në rajon dhe Evropë”.

    “Në politikën kreditore është më e ashpra, për arsye se kreditë prodhuese dhe ato konsumuese dhurohen me norma të interesit shumë të larta, që më të vërtet është një prej elementeve e cila e ngadalëson edhe zhvillimin ekonomik po edhe konsumin. Bankat komerciale caktojnë normat e interesit sipas dëshirës ose interesit të tyre”, tha ai.

    Limani tha se ekonomia e vendit gjendet në krizë dhe se mbi 60 për qind e qytetarëve po ballafaqohen me sigurimin e ekzistencës.

    “Për shkak të situatës, se ekonomia e Kosovës gjendet në krizë edhe është në fazën e parë të recensionit, dhe i mungon prodhimi, është importi jashtëzakonisht i madh. Niveli i lartë i çmimeve i cili ditë për ditë po rritet, kurse pagat ende kanë stagnuar ato që ishin të nivelit 2011, mos të flasim për pagën minimale”.

    “Prandaj me këtë situatë me çmime kaq të larta të artikujve sidomos të atyre ushqimor janë shumë të larta dhe vazhdimisht po ngritën, kurse pagat janë të ulëta, prandaj pjesa dërmuese e popullsisë, mbi 60 për qind ballafaqohen me sigurimin e ekzistencës fizike dhe nuk mund t’i përballojnë kësaj situate të krizës ekonomike dhe sociale e cila ndodhet fatkeqësisht në Kosovë”, tha ai.

    Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa, tha se kreditë e mëdha që qytetarët janë duke i marr janë kryesisht për konsum, ai shtoi se në Kosovë bankat e kontrollojnë Qeverinë.

    “Kreditit e marra në banka nga qytetarët këto vitet e fundit, kryesisht kanë qenë për konsum, për blerjen e banesave. Banka Qendrore duhet që normat monetare të interesit duhet ti zvogëlojë, sepse janë shumë të larta”.

    “Në këtë rast duhet te jetë më akive, kuptoj situatën ekonomike në vend, t’i kuptoj bizneset, sepse gjithë mendojmë në se Bankat Qendrore dhe bankat komerciale i kontrollon Qeveria po në këtë rast ndodhë e kundërta, bankat e kontrollojnë Qeverinë, që nuk duhet të ndodhë. Në këtë rast duhet që qeverie  e institucionet përgjegjëse që Bankat Qendrore t’i vënë në kontroll të domosdoshme që të kemi një ekonomi më të mirë e cilësore”, tha ai.

    Bellaqa gjithashtu tha se gjithë kjo shumë e madhe e kredive që kanë marr qytetarët tregon se në vendin tonë kemi krizë.

    “Kjo është krize sepse ata janë duke marr kredi për vështirësie ekonomike, për konsum, për ndërtimin e ndonjë shtëpie. Nuk marrin kredi që të investojnë në biznes. Treguesit makro ekonomik duhet të ndryshohen të kenë politika publike më të avancuar, sepse në korrik-gusht ka më shumë rritje të sasisë të parave se sa zhvillim ekonomik”.

    “Vlera e depozitave, në çfarëdo situate në çfarëdo vështirësie njerëzve dhe familje mundohen që të gjejnë zgjidhje, kur nuk kanë zgjidhje tjera i’u drejtohen bankave, këto janë kredi për të mbijetuar”.

    Sipas një raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, qytetarët e vendit i kanë borxh bankave komerciale 4.2 miliardë euro, deri sa vlera e depozitave ka shkuar në 5 miliardë euro.

    Depozitat e ekonomive familjare janë  3 miliardë e 524.7 milionë. Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë, Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.