×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda kronike. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

    Sadiku ka thënë se ky vendim është marrë për t’u dalë sado pak në ndihmë qytetarëve të Prishtinës që vuajnë nga këto sëmundje të rënda.

    Ai ka thënë se shuma që mund të përfitojë një qytetar është 250 euro në muaj, ndërsa e ka konsideruar të pamjaftueshëm buxhetin e ndarë.

    “Ne e kemi ndarë një shumë ka qenë e rritur, 350 mijë sivjet shuma. Ne jemi munduar që me i përkrah sado pak personat që kanë sëmundje malinje dhe sëmundje të rënda kronike me komplikime dhe realisht është treguar që nevojat janë shumë të mëdha dhe ne prioritet u kemi dhënë personave me kancere të ndryshme, veçanërisht atyre me kancer të gjirit por edhe kancereve tjera dhe pastaj edhe sëmundje të rënda me komplikime të cilat i kanë pasur qytetarët”, ka thënë Sadiku, i cili ka konsideruar se ky buxhet është i pamjaftueshëm.

    Tutje, Sadiku ka thënë që aplikimi ka filluar që nga janari i këtij viti.

    “Është një grup punues që ne e kemi dhe në mënyrë të vazhdueshme po shqyrton kërkesat për ta shpenzuar këtë buxhet i cili është ndarë për qytetarët e Prishtinës. Jam i sigurt që është i pamjaftueshëm, por duke pasur parasysh fatkeqësisht që numri i qytetarëve që kanë nevojë për përkrahje financiare është i madh. Në janar ka filluar aplikimi dhe që shtatë muaj është komisioni që vazhdimisht ndanë grupet”, u shpreh Sadiku per EO.

    Ekonomia Online ka kontaktuar me Grupin Punues për të pyetur se sa është numri i aplikimeve dhe përfituesëve, por nuk ka marrë përgjigje.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.