×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qytetarët kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike: Qeveria nuk ka mbajtur premtimet, na ka lënë në varfëri

    FrontOnline
    25 Shkurt 2025

    Qytetarët e Kosovës shprehin shqetësim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e tyre.

    Ata kritikonin qeverinë për premtimet e pa mbajtura dhe për mungesën e mbikëqyrjes në çmimet e energjisë, duke theksuar se shtrenjtimi i energjisë është një barrë e madhe, sidomos për ata me të ardhura të ulëta.

    Nezir Haxholli ka theksuar se ky vendim është një gabim i madh, sipas tij çmimet janë shumë të larta dhe qytetarët janë të vështirë për t’i mbuluar shpenzimet.

    “Kemi parë dhe kjo është dobësi për neve ne nuk po mundemi me ia dalë tani e lëre më kur të rritet në muajin prill. Kjo është dobësi shumë e mëdha për neve, është vendim i gabuar për qeverinë nuk kam çfarë të flas, nuk ka asgjë mirë këtu. Më së shumti energjia më ka ardhur 75 euro, ku janë mbeturinat ku është uji, për ushqim nuk po hamë fare. Po çuditem përse populli nuk qohet në këmbë, me 180 euro pension. Për kryeministrin që ka premtuar nuk ka bërë asgjë por ka bërë vetëm fukarallëk dhe shiko se çka është ka bërë me popullin e vet, ky po paraqitet heronjë nuk shkoj në prokurori dhe prej të parit ata nuk guxojnë të shkojnë në punë. Kush është Albin Kurti, baba i tij nuk ia ka dhënë këto, por nuk e di çka e ka gjet popullin, largo dhe përfundon muhabeti prej Albin Kurtit nuk ka asgjë, prej asnjërit por Albini i ka vënë kapak më keq nuk ka ku të shkoj”, ka thënë Haxholli.

    Tutje, qytetari Selim Halimi ka thënë se rritja e çmimit të energjisë është një ngushtim për qytetarët, po ashtu ai shtoi se qeveria duhet të ndalojë këtë rritje dhe të sigurojë mbikëqyrje për të kontrolluar çmimet.

    “Shumë keq edhe të gjitha çmimet janë ngritur edhe energjia, këta kanë premtuar që energjinë nuk e rrisin, e nëse i rrisin është një ngushtim edhe për popullatën. Këta kanë premtuar që nuk do ta rrisin energjinë koha është përmirësuar nuk është muaji dhjetor apo janar, do të duhej ta ndalojë këtë vendin. Kjo ndikon shumë në buxhetin e qytetarëve, edhe energjia edhe çmimet tjera pa kontroll kjo është shumë jo norme as nuk ka kontroll as inspeksion. Duhet me pasur një mbikëqyrje, unë deri në 70-80 euro kam marr faturë të energjisë sigurisht tash do të jetë edhe më shtrenjtë, qeveria mundet me insistuar përmes ZRRE për me ndaluar kanë premtuar shumë, çmimet janë astronomike kjo nuk është e mirë”, ka thënë Halimi.

    Të njëjtën mendim ndan edhe qytetari Ramiz Hoti, ai potencoi se çdo rritje e çmimit të energjisë dëmton qytetarët, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta.

    “Çdo shtrenjtim i rrymës është në dëm të qytetarit për shkak se të ardhurat e qytetarëve janë shumë të ulëta, pjesa më e madhe e konsumatorëve janë që nuk mundem me i mbuluar shpenzimet. Nuk ka qenë vendim i duhur është dashur që qeveria të marrë masa lehtësuese sidomos për kategorinë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Ndikon sepse shpenzimet e energjisë janë shpenzime të mëdha që e përfshinë buxhetin e qytetarëve”, ka shtuar Hoti.

    Edhe qytetari Islam Kelmendi mendon se ky lloj shtrenjtim është i papërballueshme për qytetarët, sipas tij, qeveria duhet të kuptojë vështirësitë që po kalon populli.

    “Në xhepin e qytetarëve ka me ndikuar shumë, në bazë të standardeve që kemi dhe pagat që janë dhe ngritjet e çmimeve ditë për ditë vetë jeta po vështirësohet jeta e qytetarit, sidomos tek shporta e konsumatorit. Ne ku jetojmë standardin që kemi ne dhe pagat që kemi ne shtrenjtimet janë të larta, sa që ka qytetarë që nuk i përballon. Qeveria është e cila i bënë dhe duhet të kuptojë jetën e popullit dhe sa kemi ne të ardhura sepse ka që nuk të ardhura fare”, ka theksuar Kelmendi.

    Ndryshe, kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë dorëzuar kërkesë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike./EO

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.