×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kujtojnë ditën e nisjes së bombardimeve, bëjnë thirrje të mos harrohet historia

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Kosovarët kanë të freskëta kujtimet e 24 marsit ’99, dita që ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri dhe pavarësi. Ata thonë se kjo do të jetë dita, e cila do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e tyre, ndërsa bëjnë thirrje të mos harrohet historia.

    Hajriz Beqiri, i cili në atë kohë ishte zhvendosur në Mitrovicë, tregon për KosovaPress përjetimet e asaj dite, ndërkohë që shprehet kritik, meqë sipas tij të shumtë janë ata që kanë harruar historinë. Ai thotë se kush heziton të njohë këtë datë, nuk ia do të mirën Kosovës.

    Beqiri: E kujtoj si ditë historike

    “E kujtoj si një ditë historike, më të lumtur në historinë e popullit shqiptar, për të shpëtuar popullin nga një gjenocid i paparë në truallin tokësor që ka pasur ta bëjë ushtria paramilitare serbe. Kjo datë duhet ta kujtojnë edhe të rinjtë me shumë edhe të dëgjojnë edhe historinë e të parëve dhe të lexojnë më shumë, sepse është data më e rëndësishme e popullit shqiptar. Datë e themelimit atë ditë e popullit shqiptar… Kam qenë i zhvendosur prej vendlindjes sime në Mitrovicë. E kemi përcjell me shumë kënaqësi dhe me gëzimin më të madh”, tha ai.

    Këtë ditë e kujton ende edhe Fadil Lumi, i cili në pranverën e hershme të vitit 1999 po qëndronte në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

    Lumi: E kemi pritur me gëzim të madh

    “Këtu kam qenë, në banesë kam qenë në “Ulpianë”. E kemi pritur me shumë gëzim të madh. Edhe e kemi pa një shpresë shumë të madhe në atë moment. E kemi ditur që liria është shumë afër. Ja që erdhi liria… Deri tash shumë pak kemi punuar, e kemi përbuz atë të mirë të NATO-s dhe të BE-së. Ja që erdhi dita”, tha ai.

    Për Avdyl Tolajn 24 marsi 1999 është dita më e lumtur, ani pse nuk ka qenë në Kosovë. Ai tregon se deri në atë kohë vendi ishte si i humbur dhe se ndërhyrja e NATO-s kishte dhënë shkëndijë shprese për popullatën.

    Tolaj: Nuk kam besuar derisa i kam parë lajmet në TV

    “Kam qenë në Tiranë, kam qëlluar aty. Dhe pastaj kemi ardhur këtu. Nuk kam besuar derisa i kam parë të gjitha Televizionet që e dhanë si lajm se ndodhi mrekullia”, tregon ai për KosovaPress.

    Vitet ’98 dhe ’99, Faik Mehmeti po i kujton si më të kohën më të tmerrshme në histori. Ai shprehet i shqetësuar se si paslufte janë harruar të gjitha këto përjetime.

    Mehmeti: Ditë më të tmerrshme nuk ka pasur për mua

    “Atë ditë kam qenë në shtëpi, ditë më të tmerruar nuk ka pasur për mua… Për luftën nuk jemi duke e kujtuar hiq, e kemi harruar. Ajo ka qenë dhe njerëzia e kanë harruar shumë. Sidomos gjenerata e re, e ka harruar shumë. E përjetoj sikur kjo të ishte nesër… Kemi qenë në “Kodrën e Trimave” kur kanë ndodhur bombardimet. E kam ndier veten keq, sepse e kam ditur që po bëhet një tmerr i madh, një luftë. Jam mërzitur shumë jo për vete, po për popullin”, tregon ai.

    Më 24 mars 1999, nisën sulmet ajrore të SHBA-së e NATO-s, kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë. Po atë ditë, presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje. Ai kishte thënë se në këtë kohë po shohin njerëz të pafajshëm të përzënë me forcë nga shtëpitë, dhe njerëz të vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një shtetas turk ka raportuar se është grabitur në Prishtinë, ku derisa ka qenë në rrugë, ishte ndalë një veturë  nga e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.