×
  • Front TV
  • Front TV

    Qytetarët i kërkojnë legjislativit ta votojnë nesër Trustin

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Për të 6-tën herë, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, do të hidhet për votim në Kuvend, të enjten.

    Në 5 tentimet paraprake, nisma e Qeverisë dështoi të miratohet, shkaku i mungesës së votave.

    Kësaj here Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është fort e bindur se punët do të jenë ndryshe, meqë sipas saj, koalicioni i ka numrat.

    “Të enjten presim t’i kemi deputetët në Kuvend, pasi ka qenë një mungesë e disa prej tyre për arsye të ndryshme. Mendojmë se këtë javë, ashtu sikur i kemi parashikimet, ligji do të kalojë”, u shpreh ajo në televizionin publik.

    Votimin e Projektligjit qytetarët thonë se do ta mirëprisnin nën arsyetimin se i njëjti u mundëson tërheqjen e 10 %.

    “Bazuar në gjendje momentale ekonomike është mirë të tërhiqen. Kur të plakemi e kemi këtë 90 % tjetër”, thotë një qytetar për Front Online.

    Ne jemi për. Pleqërinë nuk është se po e presin shumë. Në Kosovë çdo send është i paparashikueshëm, nuk i dihet, më mirë me i tërhjek tash”, shprehet një tjetër për Front Online..

    Kërkesën e tyre e përkrah PDK-ja, por ndaras prej Pakos për Rimëkëmbje.

    “LDK-së po i thojmë le ta votojnë iniciativën ligjore PDK-së se është më e mirë sesa e atyre. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e Trustit, kemi marre iniciativën tjetër ligjore, përmes plotësim-ndryshimit të ligjit, u shpreh Bedri Hamza, shef i grupit parlamentar në këtë parti..

    As me njërën e as me tjetrën pale s`po pajtohet ekonomisti Safet Gerxhaliu.

    “Më shumë kam qenë ithtar  i asaj që Qeveria të hyjë në borxh, ta rris borxhin publik, por vërtetë t`i ndihmojë të gjithë pa dalllim. Të veprojë si në vendet tjera”, theksoi ai për Front Online.

    Front Online ka kërkuar nga Trusti shumën e përgjithshme që mund të tërhiqet, statistika se kush dhe sa mund të përfitojë nga Trusti, por nga ky institucion ka thënë se përgjigje për këtë mund të japin vetëm pasi Kuvendi të vendosë se çfarë do të bëjë me këtë çështje.

    Nga ana tjetër sipas një studimi të Institutit GAP në rast se legjislativi voton pro Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, atëherë gjysma e kontribut paguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro.

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.