×
  • Lajme
  • Lajme

    Aprovohet kërkesa e KQZ-së: Dy orë shtesë për lëvizje të lirë në dy komunat ku do të mbahen zgjedhjet

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës të dielën do të kenë mundësi të lëvizin edhe dy orë më gjatë sesa qytetet e tjera në zonën e kuqe ku ora policore fillon në ora 19;00.

    Kjo ka ndodhur pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila është aprovuar nga institucionet përkatëse, shkruan lajmi.net.

    Zgjatjen e orarit të lejimit të lëvizjes për këtë ditë në dy komunat ku mbahen zgjedhjet e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00. KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit.”, tha Elezi për lajmi.net.

    Në anën tjetër, në kategorizimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë për komunat me rrezikshmëri, 21 komuna janë në zonën e kuqe, 15 në zonën e verdhë dhe 2 në zonën e gjelbërt.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.