×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qytetarët ankohen për pagat e ulëta: Nën 1000 euro nuk mund të jetojmë

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Qytetarët shprehin shqetësimet e tyre për nivelin e pagave në Kosovë, sipas tyre, me pagat aktuale nuk ia dalin për të mbijetuar.

    Kosovarët vlerësojnë se pagë e mjaftueshme për të bërë një jetë normale e pa borxh është në vlerën prej një mijë euro.

    Sefedin Gonjufci thekson se pagat aktuale, rreth 700-800 euro, nuk janë të mjaftueshme për të jetuar mirë, duke e krahasuar me rrogat më të larta që ka pasur në të kaluarën. Ai thotë se rinia po ikën nga vendi për shkak të pagave të ulëta.

    “I kam kaluar ato, rrogat më të ulëta e më të larta, sipas mundësive, rrogë nën 700-800 euro nuk është rrogë që të jetohet, ndoshta deri diku se për të jetuar, mirë jo. Nuk kemi çka të bëjmë, pasi e ka ky në dorë, do të përmirësohet shpejtë sepse deri tani nuk kemi pasur asgjë. Po ikin të rinjtë se nuk po i paguajnë, rrogë pa pagë nuk punon askush, unë kam punuar gjithmonë në Kosovë, kam pasur rrogën që me para të sodit është 1 mijë e 200 euro, me atë rrogë kam mbajtur shtatë anëtarë. Tani secili punon për vete dhe nuk kanë boll. Nëse japin buxhet edhe populli përmirësohet pagat sepse pa dhënë populli s’ka as shteti”, ka thënë ai.

    Shala Selmon, gjithashtu kritikon pagat dhe thekson se njerëzit nuk mund të jetojnë dhe punojnë normalisht me këto kushte, duke përmendur se nevojitet më shumë punë bujqësore për të siguruar të ardhura.

    “Rroga duhet të jenë më të mira dhe me qenë gjallë, me punu, me gjallnu me punuar tokën e jo vetëm me ruajt një rrogë në muaj sepse nuk është diçka interesant. Nuk mund t’ia dalin me ato rrogat duhet me punuar me mbajt, lopën, viqin kjo është Gjermania. Duhet të merren me mbjellë tokë, me punuar unë kurrë nuk kam qenë pa para por tani jam në gjendje me pagu një kafe, kurse ata që punojnë natë e ditë dhe nuk është në gjendje. Për me fituar gjermani ka ngrënë bukë të kollomojt, e na këtu vetëm vjedhim dhe askush nuk punon”, ka theksuar ai.

    Agim Krasniqi mbështet rritjen e pensioneve dhe pagave nga Albin Kurti, duke theksuar se një rrogë prej 1000 eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të mbijetuar, por që rritja e pagave duhet të jetë e bazuar në ekonomi reale dhe mundësi.

    “Ato i rrit vetëm Albin Kurti i cili është njeri i sinqertë dhe këto partitë tjera i kemi pasur 22 vjet, ai e rrit pensionin në bazë të ekonomisë e jo duke thënë se ta bëjë rrogën dy mijë euro e nuk mundet. E vetmja rëndësi është Albin Kurti një mijë euro është rroga e mjaftueshëm, për me mbyll muajin”, tha Krasniqi./EO

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Katër persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë. Kjo pasi në bagazhin e veturës së tyre (me targa...
    Lajme06 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lëbushë e Deçanit, mesditën e së shtunës. Të...
    Lajme06 Prill 2025
    Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës....
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Të paktën 16 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën që nga e mërkura mes stuhive të forta dhe përmbytjeve në Midwest...
    Lajme06 Prill 2025
    Mbrëmë në Prishtinë një person është therur me thikë. Kjo u bë e ditur nga policia e Kosovës në raportin 24 orësh....
    Lajme06 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë. Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në vendin...
    Lajme06 Prill 2025
    Në një kohë kur punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar vazhdimisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.