Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Quni përmes një postimi në Facebook ka thënë se populli i Kosovës do të jetojë në paqe.
Ai ka shtuar se nëse lufta është e pashmangshme, Kosova si çdo herë do të fitojë, ndërsa porositi serbët që të mos e harrojnë “ferrin e Koshares”.
Postimi i plotë:
Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë.
Mos e harroni ferrin e Koshares!