
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, në një intervistë për Front Online, tha se po punojnë bashkë me akterët e tjerë relevantë që në vitin 2027 të përmbyllet plani për tranzicionin e FSK-së në Ushtri.
“Në bazë të këtij plani janë ndërtuar objektivat për vitin 2020 dhe 2021. Unë thjeshtë vazhdojë që t’i përmbahemi të gjithë atyre afateve kohore që janë planifikuar edhe më herët. Gjërat kur vendosen në letër duken shumë më lehtë, por kur vjen koha e materializimit të gjithë atyre planifikimeve dalin edhe disa të panjohura, kështu që në bashkëpunim me Kabinetin, Ministrinë dhe Komandantin e FSK-së, gjithnjë gjejmë alternativat, opsionet, që në vitin 2027 ashtu siç është e planifikuar me planin e tranzicionit, ne t’i ngrisim kapacitetet e plota të FSK-së”, tha ai për Front Online.